Switch to mobile website Switch to full website
Share Close

Kurse në grup

Klasat Kolektive nisin në mes të Shtatorit dhe mbarojnë në muajin Qershor.
Datat ekzakte se kur mbarojnë këto klasa mund t'i shihni në kalendarin tonë vjetor.

Klasa MUZ

MUZ është i ideuar për fëmijët e moshave 4-7 vjeç si një orë artistike në grup e cila ndihmon në hapat e para të hyrjes në muzikë për fëmijë që janë ose jo studentë të Akademisë Hollywood.
Kursi MUZ është një mundësi për prindërit që të ndihmojnë fëmijët e tyre në hapjen e horizontit, fantazinë si dhe ekspresionin muzikor.
Të gjithë Fëmijët janë të tërhequr nga Muzika. Kjo nuk do të thotë që ata do të bëhen muzikantë, por një kurs si MUZ i ndihmon të familjarizohen me zërin dhe të kënduarin, me dallimin e tinugujve të ndryshëm, me njohjen e ritmeve si dhe me lëvizjen trupore në bazë të një melodie.
Kursi MUZ ndihmon në zbulimin e instrumentave të ndryshëm, se si funksionojnë dhe se si mund të luajmë me to. Gjithashtu, njohja e shumë zhanreve të muzikës, nga ajo moderne në atë tradicionale. Me anë të lojërave të ndryshme, fëmijët do të mësojnë bazat e solfezhit pa qenë nevoja për të ndjekur një orë solfezhi të veçantë.

Kursi MUZ sensibilizon fëmijët me muzikën, duke i zhvilluar kapacitetin e tyre në të dëgjuar, në të shprehur, në komunikim si dhe në ndjeshmërinë artistike.

Një orë e kursit MUZ:
Këndim
Ekspresion korporal
Dëgjimi i tingujve
Loja në një instrument
Lëvizje Ritmike
Koordimi në kohë dhe në hapësirë
Dëgjim dhe njohja e pjesëve muzikore

Rock101

Klasa ROCK101 është për çdo muzikant i cili ka një eksperiencë të paktën 1 vjeçare në instrument.
Klasa më e dashur në kategorinë e muzikës pranë Akademisë Hollywood, organizohet çdo javë për 110 minuta ku ju do të ndjeheni pjesë e një bande me të cilën do të luani këngë të ndryshme botërore por dhe krijimet tuaja.

Ansamble

Ansamblet janë klasa kolektive muzikore për të gjithë ata që duan të shijojnë muzikën në grup.
Minimumi i eksperiencës muzikore: 1 vit